Presidenti francez Emmanuel Macron nuk do të ketë një shumicë absolute në Asamblenë e ardhshme Kombëtare pas raundit të dytë të zgjedhjeve legjislative të mbajtur të dielën, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara herët në mëngjes të hënën nga Ministria e Brendshme, përcjell “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Aleanca e Macron fitoi 245 vende në Asamble, duke mos arritur dot 289 vendet e nevojshme për një shumicë absolute.

Aleanca e krahut të majtë NUPES e udhëhequr nga Jean-Luc Melenchon fitoi 131 vende dhe Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë i udhëhequr nga Marine Le Pen bëri histori me 89 vende.

Sipas ministrisë, shkalla e abstenimit në raundin e dytë të votimit ishte 53.77 për qind, krahasuar me 57.36 për qind në vitin 2017.

Televizioni francez “BFMTV” njoftoi se ministrat e kabinetit të Macron që nuk zgjidhen si deputetë në zonën e tyre zgjedhore do të duhet të largohen nga qeveria.

Macron, i cili mundi Le Pen për të siguruar mandatin e tij të dytë presidencial në prill, kishte një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare gjatë mandatit të tij të parë. (Irma)