Foto: Visual People

Foto: Visual People

Kina shprehu të hënën shqetësimin për shkeljet e të drejtave të grave dhe vajzave indigjene në ShBA, Kanada dhe Australi.

Një delegacion kinez e shprehu këtë qëndrim në një dialog ndëraktiv pas raportit të publikuar nga Reem Alsalem, raportuesja e posaçme e OKB-së për dhunën ndaj grave, gjatë sesionit të 50-të të rregullt të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së në Gjenevë.

Në raportin e saj, raportuesja e posaçme vuri në dukje dhunën së cilës i janë nënshtruar gratë indigjene të përfshira në politikë në ShBA, pengesat mbi gratë dhe vajzat indigjene në ShBA për të kërkuar drejtësi, shkallën e lartë të burgosjes së grave indigjene në Australi, gjenocidin që ka kryer Kanadaja ndaj popullsisë së saj indigjene dhe diskriminimin gjinor në Aktin për Indianët të Kanadasë.

Duke përmendur shkelje të tilla të të drejtave të njeriut, delegacioni kinez shprehu shqetësim të thellë.

ShBA-ja, Kanadaja dhe Australia kanë një histori të gjatë të politikave të spastrimit etnik dhe gjenocidit kulturor kundër banorëve të tyre indigjenë dhe diskriminimi racial serioz e sistematik ekziston ende sot, tha delegacioni kinez, duke shtuar se gratë e vajzat indigjene në këto vende janë të shtypura e të diskriminuara dhe në rrezik serioz nga dhuna.

Kina u kërkon këtyre vendeve të përballen me krimet historike dhe problemet e sotme, të marrin masa konkrete për të eliminuar diskriminimin e dhunën ndaj grave dhe vajzave indigjene, të kryejnë hetime për aktet e dhunshme për të vënë para përgjegjësisë autorët dhe të ofrojnë përkrahje e kompensim për viktimat, tha delegacioni.

Pala kineze u bën thirrje mekanizmave për të drejtat e njeriut të OKB-së që të vazhdojnë t'u kushtojnë vëmendje çështjeve të lartpërmendura.