Foto; Visual People

Foto; Visual People

Bota pas pandemisë duhet të fokusohet te respekti, bashkëpunimi dhe barazia mes njerëzve, deklaroi presidenti venezuelas Nicolas Maduro, pas kthimit nga një vizitë në gjashtë vende në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, citon “Xinhua”.

“Një vizion i ri gjeopolitik global ka filluar të shfaqet, paralelisht me një konsensus të ri për një botë të re pa imperializëm”, -tha Maduro, pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Simon Bolivar”, në Karakas.

“Shumica e botës është kundër një modeli global që kërkon të qeveriset nën patronazhin e komandës dhe bindjes. Vendet që vizitova, Turqia, Algjeria, Irani, Kuvajti, Katari dhe Azerbajxhani, janë pjesë e botës së re që po ndërtohet”, -tha ai, duke shtuar se Venezuela arriti me ta marrëveshje për sa i përket investimeve në naftë, gaz, bujqësi, ushqim, turizëm dhe transport ajror. (Irma)