Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Dymbëdhjetë studentë të universitetit në Tanzani morën pjesë në konkursin e 21-të të gjuhës kineze “Chinese Bridge”, në Institutin Konfuci në Universitetin e Dar es Salaam (UDSM), citon “Xinhua”.

Studentët garues, të cilët konkurruan nëpërmjet videoklipeve të përgatitura, vinin nga Instituti Konfuci në UDSM, Instituti Konfuci në Universitetin e Dodomës dhe Klasa Konfuci në Universitetin Shtetëror të Zanzibarit.

Fitues u shpall Adam Nyenje, një student i vitit të dytë i gjuhës kineze nga Instituti Konfuci në Universitetin e Dodomës. Ai më vonë këtë vit do të udhëtojë në Kinë për të marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar të gjuhës kineze “Chinese Bridge”.

Qëllimi kryesor i konkursit është të vlerësojë aftësitë e studentëve në nivele të ndryshme të gjuhës kineze, si të folurit kinezisht, njohuritë për Kinën si dhe një shfaqje talentesh.

Wang Siping, këshilltari kulturor i Ambasadës Kineze në Tanzani, falënderoi qeverinë e Tanzanisë, veçanërisht Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Institutin Konfuci në UDSM për mbështetjen e promovimit të gjuhës dhe kulturës kineze.

Wang, i cili u dha certifikata disa prej fituesve, tha se Ambasada Kineze në Tanzani do të mbështesë mësimin e gjuhës kineze në shkolla të të gjitha nivelet. (Irma)