Një përgjigje e menjëhershme nga Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), ndaj një letre nga të gjithë pjesëmarrësit në Workshop-in 2022 të ish-Lëvizjeve Çlirimtare të Afrikës Jugore është një frymëzim për kuadrot e të rinjve të Afrikës së Jugut.

foto nga VCG

foto nga VCG

Nawanda Yahya, përfaqësues i pjesëmarrësve nga Tanzania, tha se përgjigjja nga presidenti kinez në më pak se një javë është burim frymëzimi për kuadrot dhe liderët e partisë afrikane që morën pjesë në seminarin dyjavor të mbajtur në Shkollën e Udhëheqjes “Mwalimu Julius Nyerere”, që ndodhet në distriktin Kibaha të rajonit bregdetar të Tanzanisë.

Shkolla e lidershipit u bashkëthemelua nga gjashtë parti në Afrikën jugore: partia Chama Cha Mapinduzi (CCM) e Tanzanisë, Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC) i Afrikës së Jugut, Partia e Frontit Çlirimtar të Mozambikut, Lëvizja Popullore për Çlirimin e Angolës, Partia SWAPO e Namibisë dhe Bashkimi Kombëtar Afrikan i Zimbabve-Fronti Patriotik (ZANU-PF).

“U gëzuam pa masë kur mësuam se presidenti kinez na është përgjigjur në më pak se një javë”, -tha Yahya, një kuadër i partisë qeverisëse CCM të Tanzanisë, në një intervistë telefonike për “Xinhua”.

“Marrja e një përgjigjeje në më pak se një javë nga një udhëheqës kaq i angazhuar tregon se sa i përulur është dhe se si vepron shpejt ndaj shqetësimeve të njerëzve”, -tha Yahya, gjithashtu komisioner i qarkut Tabora.

foto nga VCG

foto nga VCG

Marcelina Chijoriga, drejtoreshë e Shkollës së Udhëheqjes “Mwalimu Julius Nyerere”, tha se përgjigjja dhe mirënjohja nga presidenti kinez Xi ishte një gjë e madhe që solli më shumë shpresë për të rinjtë e gjashtë partive afrikane dhe Afrikës në tërësi.

“Ata mendojnë se janë në gjendje të eksplorojnë botën e re, të ndërtojnë kapacitetet dhe aftësitë e njerëzve tanë dhe të japin kontributin e duhur në zhvillimin politik dhe socio-ekonomik të vendeve tona”, -tha Chijoriga, duke shtuar se ata janë në gjendje të marrin përsipër përgjegjësi dhe në mënyrë aktive të marrin pjesë në nëntë programet në Planin FOCAC 2022-2024.

Natangue Ithete, nënkryetari i partisë SWAPO, tha se kjo gjë bën të kuptohet se uniteti është forcë. “Për të ecur përpara duhet mbështetje, pasi nuk mund të vazhdohet i vetëm për të arritur synimet dhe qëllimet”, -tha Ithete.

Seminari me leksione, diskutime të hapura dhe shkëmbim përvojash, që u zhvillua në fillim të qershorit, mblodhi së bashku 120 pjesëmarrës të moshës 22-45 vjeç nga Tanzania, Afrika e Jugut, Mozambiku, Angola, Namibia dhe Zimbabve.

Ky seminar ofroi një mundësi që kuadrot e rinj të bëheshin bashkë, tha Tendai Chirau, zëvendëssekretari për sigurinë i ZANU-PF, duke shtuar se kjo është një domethënie shumë e madhe.

“Më e rëndësishmja ishte se gjatë seminarit u mësuan gjëra të rëndësishme, si p.sh. se si Kina ka mundur të mposhtë varfërinë”, -tha ai.

foto nga VCG

foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping shkroi në letër se shpreson që pjesëmarrësit të marrin vullnetarisht përgjegjësinë dhe misionin që u është besuar nga kjo epokë, të marrin pjesë aktive në kauzën e miqësisë Kinë-Afrikë, të vazhdojnë dhe të përcjellin frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit Kinë-Afrikë dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një komuniteti me cilësi të lartë dypalësh me një të ardhme të përbashkët.

Pas marrjes së letrës, kuadrot e rinj premtuan se do të integrojnë teorinë me praktikën dhe do t'i përkushtohen plotësisht kërkimit të zhvillimit të vendeve të tyre dhe lumturisë së njerëzve të tyre.

Sibongile Besani, kreu i Presidencës së Kongresit Kombëtar Afrikan, deklaroi se PKK, për të çrrënjosur varfërinë në Kinë, nisi një program të qartë. “Ne mund të mësojmë nga Partia Komuniste e Kinës. Ata marrin në shqyrtim të gjitha mundësinë për të parë se si mund t'i ndihmojnë njerëzit”, -tha ai.