Ekipi mjekësor kinez në Namibi prezantoi terapinë muzikore moderne të mjekësisë kineze (CMMT), në kuadër të Mjekësisë Tradicionale Kineze (TCM).

CMMT, e cila njihet edhe si terapia muzikore me pesë faza, i përdor ato për të analizuar dhe trajtuar sëmundjet mendje-trup.

Në një intervistë për “Xinhua”, udhëheqësi i ekipit mjekësor kinez Zhou Haijiang tha se ekipi i tij është i pari që prezantoi teknikën të cilën e integroi me teknikat e tjera TCM për të arritur plotësisht trajtimin e kërkuar.

Zhou tha se terapia kryhet për një seancë 20-minutëshe në Spitalin Shtetëror Katutura, ndërsa pacienti rehatohet duke dëgjuar muzikë përmes përdorimit të kufjeve, ndërkohë që administrohet edhe akupunktura. Llojet e ndryshme të muzikës fokusohen në 5 lloje organesh, përkatësisht mëlçinë, zemrën, shpretkën, mushkëritë dhe veshkat, shpjegoi ai.

Sipas Zhou, CMMT ishte popullore në Lojërat Olimpike 2022 në Pekin, të cilat u mbajtën në shkurt. “CMMT dëshmoi se i ndihmon atletët të përgatiten për aktivitete të ndryshme në lojëra. Gjithashtu përdoret gjerësisht në shumë spitale në Kinë”, shtoi ai.

Zhou tha gjithashtu se do të dëshironte që CMMT të ishte shumë i popullarizuar në mesin e banorëve të Namibisë dhe të ishte në të njëjtin nivel me terapinë tashmë popullore të akupunkturës. (Irma)