VCG

VCG

Sipas njoftimeve të së enjtes nga agjencia "Bloomberg News", çmimet e rritura po dëmtojnë amerikanët e thjeshtë, por "antidoti" i rritjes së normës së interesit do të sjellë gjithashtu dëme.

Sipas raportit, frenimi i inflacionit simbolizon një recesion të ekonomisë amerikane, i cili mund të ndodhë brenda mandatit të presidentit amerikan Joseph Biden. Rritja e normës së interesit për frenimin e inflacionit mund të shtojë rrezikun e rënies ekonomike në 72 %, dhe Shtëpia e Bardhë do të përballet me këtë sfidë.

VCG

VCG

Në raport vihet në dukje se, duke marrë parasysh rritjen e normës në nivel të madh, deri në periudhën e zgjedhjeve të mesit të mandatit në fund të këtij viti, mundësia e rënies së ekonomisë amerikane do të arrijë në 25 % dhe deri në fillim të vitit 2024, do të jetë afro 75%. Para disa muajve, mundësia e rënies ekonomike nuk ishte aq e lartë. Për shkak të zhvlerësimit të pensioneve nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë elektrike, familjet amerikane kanë opinionin më pesimist për ekonominë në 40 vjetët e fundit. (Xu Guang)