Inflacioni ne SHBA (Foto BBC)

Inflacioni ne SHBA (Foto BBC)

Kërkesa e lartë e nxitur nga 5 trilionë dollarë amerikanë në shpenzime të miratuara nga qeveria gjatë pandemisë ka rritur inflacionin dhe Rezerva Federale është përgjigjur ngadalë, bëri të ditur “BBC” në një artikull të cituar nga “Xinhua”.

“Që nga viti i kaluar, ekonomitë e mëdha në mbarë botën kanë parë rritje të çmimeve, mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara. Shumë nga forcat që nxitën inflacionin vitin e kaluar, të tilla si ndërprerjet e furnizimit nga Covid dhe çmimet më të larta të ushqimeve pas stuhive të forta dhe thatësirës që dëmtuan të korrat, nuk ishin unike për SHBA-në”, - thuhet në artikull, ku theksohet se kërkesa e lartë e shkaktuar nga programet masive të shpenzimeve të miratuara nga qeveria e përkeqësoi situatën në SHBA.

Me qëllim mbrojtjen e familjeve dhe bizneseve nga ndikimi ekonomik i pandemisë, programet, të cilat përfshinin kontrolle të drejtpërdrejta për familjet, i kanë mbajtur njerëzit të blejnë produkte të ndryshme ndërkohë që kriza e zinxhirit të furnizimit ka mbetur.

Ricardo Reis, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës, deklaroi se FED, e cila nisi politikat e veta stimuluese në fillimin e pandemisë, ishte e ngadaltë për t’iu përgjigjur rritjes së çmimeve, edhe pse pritjet e inflacionit në SHBA më gjerësisht filloi të zhvendoset.

Sipas artikullit të “BBC”, ndërsa kontrollet stimuluese u shpenzuan, çmimet u rritën dhe kursimet mbaruan, po ashtu kriza e kostos së jetesës ka krijuar një problem serioz politik për qeverinë amerikane. (Fatosi)