Foto:VCG

Foto:VCG

Organizata e konsultimeve “ Gallup” publikoi të mërkurën një sondazh, sipas të cilit mbi 50% e amerikanëve mendojnë që vlerat morale në ShBA janë në një gjendje shumë të keqe. “Gallupi” vëren se ky është niveli më i ulët i vlerësimit nga qytetarët amerikanë në këtë drejtim gjatë 20 vjetëve të fundit.

Sondazhi është bërë më 2-22 maj dhe 78 % e të pyeturve mendojnë që gjendja morale në ShBA po përkeqësohet. Si shkak për këtë gjendje ata përmendën faktorë si racizmi, mungesa e moralit dhe gjendja e keqe familjare.

“Gallupi” analizon që mendimet e amerikanëve për gjendjen e vlerave morale në ShBA janë pesimiste dhe ata nuk kanë shpresa të mëdha për të ardhmen.