Foto:VCG

Foto:VCG

Gazeta britanike “Financial Times” dhe Shkolla e Biznesit “Booth” pranë Universitetit të Çikagos bënë bashkërisht një sondazh, sipas të cilit afro 70 % e ekonomistëve të lartë mendojnë që ekonomia amerikane do të futet në recesion në vitin 2023.

Sondazhi u zhvillua nga 6 deri më 9 qershor. Ndër 49 të pyeturit, afro 40 % parashikojnë që Zyra Kombëtare për Kërkimet Ekonomike e ShBA-së do të shpallë recesion ekonomik në tremujorin e parë ose të dytë të vitit 2023, ndërsa një e treta mendojnë që shpallja e recesionit do të shtyhet për në gjashtëmujorin e dytë të vitit të ardhshëm.

Sipas sondazhit, me inflacionin më të rëndë gjatë 40 vjetëve të fundit, ekonomia më e madhe në botës po përballon pengesa gjithnjë e më të mëdha. Tensionet gjeopolitike dhe rritja e kostos së energjisë do të jenë faktorët kryesorë për rritjen e inflacionit në ShBA vitin tjetër.