Huawei - DEWA (Foto Focushidubai)

Huawei - DEWA (Foto Focushidubai)

Kompania kineze “Huawei” dhe Autoriteti i Energjisë Elektrike dhe Ujit i Dubait (DEWA) mbajtën takimin e tyre të dytë strategjik të mërkurën për të forcuar bashkëpunimin mbi strategjitë e transformimit dixhital në sektorin e energjisë, infrastrukturën e gjelbër dhe rrjetet inteligjente, si dhe për të ndarë përvojat në arritjen e neutralitetit të karbonit, njofton “Xinhua”.

Saeed Mohammed Al Tayer, CEO-ja i “DEWA”, një kompani e infrastrukturës së shërbimeve publike në pronësi të qeverisë së Dubait, tha se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë hapa të mëdhenj në përdorimin e energjisë së pastër dhe të rinovueshme si një shtyllë thelbësore e qëndrueshmërisë.

Al Tayer tha se partneriteti i kompanisë së tij me “Huawei” ka rezultuar në arritje të mëdha gjatë viteve të fundit dhe palët kanë shkëmbyer zgjidhjet më të mira ndërkombëtare në teknologjitë përçarëse, rrjetet inteligjente, transformimin digjital, automatizimin, platformat “cloud”, inteligjencën artificiale, sigurinë dhe menaxhimin e “big data”.

Steven Yi, president i “Huawei” në Lindjen e Mesme, vlerësoi partneritetin strategjik afatgjatë me DEWA, duke u zotuar se “Huawei” do të vazhdojë t'i ofrojë kompanisë së Dubait ekspertizën globale dhe zgjidhjet inovative për të arritur emetimet neto të karbonit zero. (Fatosi)