VCG

VCG

Eksperti më i lartë i shëndetësisë në SHBA, Anthony Fauci, doli pozitiv për Covid-19 në një test të shpejtë antigjeni të mërkurën, njofton “Xinhua”.

Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA (NIAID), është plotësisht i vaksinuar dhe po përjeton simptoma të lehta, thuhet në një deklaratë.

Njoftohet se Fauci do të vazhdojë të punojë nga shtëpia e tij. Në deklaratë theksohet se ai nuk ka qenë kohët e fundit në kontakt të ngushtë me presidentin amerikan Joe Biden apo zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë.

Fauci, 81 vjeç, do të ndjekë udhëzimet për Covid-19 të Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe këshillat mjekësore dhe do të kthehet në punë kur të dalë negativ.

Fauci ka qenë fytyra e luftës së SHBA-së kundër Covid-19 që kur virusi u zbulua në vend.

Ai ka qenë drejtor i NIAID-it që nga viti 1984 dhe ka këshilluar shtatë presidentë të SHBA-së. (Fatosi)