VCG

VCG

Kina ishte burimi i tretë më i madh i Irlandës i mallrave të importuara në katër muajt e parë të këtij viti, dy vende më lart krahasuar me një vit më parë, sipas statistikave zyrtare të publikuara të mërkurën, njofton “Xinhua”.

Në katër muajt e parë të vitit, Irlanda importoi 3.79 miliardë euro (3.93 miliardë dollarë amerikanë) mallra nga Kina, gati 57 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Zyra Qendrore e Statistikave të vendit (CSO).

Për sa i përket vlerës së mallrave të importuara nga Irlanda në periudhën në fjalë, Kina renditet pas Mbretërisë së Bashkuar (8.84 miliardë euro) dhe Shteteve të Bashkuara (5.97 miliardë euro).

Mallrat e importuara nga Irlanda në periudhën janar-prill përfaqësuan 9.32 për qind të totalit të importeve të vendit për nga vlera e tyre, me 1.4 pikë përqindjeje në rritje krahasuar me një vit më parë.

Irlanda importoi mallra me vlerë 40.68 miliardë euro në periudhën në fjalë, me 33.14 për qind më shumë nga viti në vit.

Në periudhën janar-prill, mallrat e eksportuara nga Irlanda në Kinë u vlerësuan në 4.18 miliardë euro, rreth 19 për qind më shumë nga viti në vit.

Kina ishte tregu i pestë më i madh i eksportit për mallrat irlandeze në periudhën janar-prill, duke u renditur pas SHBA-së (23.08 miliardë euro), Gjermanisë (10.08 miliardë euro), Mbretërisë së Bashkuar (6.93 miliardë euro) dhe Belgjikës (5.34 miliardë euro).

Irlanda eksportoi 70.37 miliardë euro mallra në katër muajt e parë të vitit, 33.68 për qind më shumë nga viti në vit. (Fatosi)