Të mërkurën, Komisioni Evropian nisi një padi gjyqësore për shkelje të kontratës, me arsyetimin se qeveria britanike nuk respektoi një pjesë të "Protokollit të Irlandës së Veriut". Michelle O'Neill, nënkryetare e “Sinn Fein”-it, që gjithmonë ka mbrojtur daljen nga Mbretëria e Bashkuar, vuri në dukje se qasja e qeverisë britanike "ka përkeqësuar paqëndrueshmërinë politike në Irlandën e Veriut". Disa media thanë se “gjysma e vogël” e Britanisë dëshiron të shkëputet.

“Protokolli i Irlandës së Veriut" është pjesë e marrëveshjes së "Brexit" për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja. Sipas marrëveshjes, pas "Brexit"-it, rajoni i Irlandës së Veriut do të mbetet në tregun e përbashkët evropian dhe në bashkimin doganor të BE-së. Megjithatë, kjo marrëveshje çoi në vendosjen e një “postblloku” ndërmjet rajonit të Irlandës së Veriut dhe Britanisë së Madhe, duke tensionuar konfliktet midis palëve të ndryshme të Irlandës së Veriut.

Sekretarja e Jashtme britanike, Elizabeth Truss i paraqiti të hënën një propozim Parlamentit, duke njoftuar një plan specifik për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme pjesën e "Protokollit të Irlandës së Veriut", duke pretenduar se kjo do të zgjidhte problemet praktike të shkaktuara nga protokolli.

Siç pritej, veprimet e njëanshme të qeverisë britanike u kritikuan ashpër nga Bashkimi Evropian, që e akuzoi për shkelje të "ligjit ndërkombëtar". Disa analistë besojnë se veprimet e palës britanike do të kenë një ndikim negativ në situatën politike në Irlandën e Veriut, duke stimuluar ndjenjën e Irlandës së Veriut për daljen nga Mbretëria e Bashkuar.

Pasi Britania votoi për t'u larguar nga BE-ja në vitin 2016, Skocia dëshiron të ribashkohet me Bashkimin Evropian. Ligji skocez thotë se çdo referendum që prek Kushtetutën e Mbretërisë së Bashkuar duhet të autorizohet nga qeveria dhe parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. Në përgjigje të kësaj, Nicola Sturgeon së fundmi njoftoi se ka gjetur një alternativë ligjore, sipas së cilës, edhe nëse qeveria britanike nuk bie dakord, një referendum i ri për pavarësinë do të mbahet në vitin 2023.

Irlanda e Veriut dëshiron pavarësinë, Skocia është në referendum - kjo e ka bërë edhe më të keqë pozitën e qeverisë britanike. Në fillim të këtij muaji, megjithëse Boris Johnson fitoi një votë mosbesimi në Partinë Konservatore, opinioni publik britanik beson se prestigji i tij ishte dëmtuar rëndë.

Megjithatë, ndoshta për shkak se duan të shmangin konfliktet e brendshme ose të kënaqen me ëndrrën e një "perandorie në të cilën dielli nuk perëndon kurrë", politikanët britanikë ende po punojnë shumë për të shfaqur “praninë" e tyre ndërkombëtare. Kohët e fundit, Britania ka ndjekur Shtetet e Bashkuara në shfaqjet e tepruara, në përpjekje për të krijuar telashe në Evropë, Azi-Paqësor dhe rajone të tjera. Kjo lloj “shuplake në fytyrë” vetëm sa do të shtojë të qeshurën e botës. Politikanët britanikë duhet të dinë gjithashtu se borxhet ndaj bashkësisë ndërkombëtare nuk janë shlyer: bota pret drejtësi për Ishujt Malvine dhe popullin e Argjentinës!

Problemet e brendshme dhe të jashtme po grumbullohen. Politikanët britanikë duhet të “pastrojnë” më parë “rrëmujën” në “shtëpinë” e tyre.(Zhan Dian/Artan)