Komisioni i posaçën hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së ka zhvilluar dy seanca dëgjimore për trazirat në “Capitol Hill”. CNN-i komentoi se transmetimi i drejtpërdrejtë i seancave dëgjimore mund ta bëjë ShBA-në që të mbajë mend ndikimin e këtij “makthi kombëtar”.

[Foto:VCG]

[Foto:VCG]

Më 6 janar 2021, mijëra mbështetës të presidentit të atëhershëm Donald Trump hynë në ndërtesën e Kongresit amerikan, “Capitol Hill”, në përpjekje për të ndryshuar rezulutatin e zgjedhjeve presidenciale. Si pasojë e trazirave, pati pesë të vrarë, mbi 140 policë u plagosën dhe mbi 700 veta u arrestuan. Kjo ngjarje që tronditi botën konsiderohet si “çasti më i errët i demokracisë amerikane”. Në sipërfaqe duket sikur shkaku i kësaj ngjarjeje është pakënaqësia e mbështetësve të Trump-it për rezultatin e zgjedhjeve, por thelbi i saj është ndarja serioze brenda ShBA-së dhe intensifikimi i polarizimit politik, thuhet në një koment të CMG-së.

Në dy seancat dëgjimore të fundit u publikuan shumë video dhe dëshmi për të parë nëse ka lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet ish-presidentit amerikan Donald Trump e trazirave të “Capitol Hill”-it dhe nëse ai akuzoi për mashtrim zgjedhor megjithëse e dinte se i kishte humbur zgjedhjet. Këto video dhe dëshmi i zbulojnë publikut përsëri “vragat” e demokracisë amerikane, duke treguar se ajo përdoret thjesht si mjet i politikanëve për të forcuar pushtetin dhe privilegjet e tyre.

[Foto:VCG]

[Foto:VCG]

Shoqëria amerikane po copëzohet gjithnjë e më shumë dhe konflikte të shumta po akumulohen. Megjithatë, politikanët amerikanë kurrë nuk e kanë zgjidhur çështjen nga rrënjët, por vazhdojnë t’i shfrytëzojnë kontrollin e pandemisë, stimujt ekonomikë, ligjin për kontrollin e armëve e çështje të tjera për interesat e vet, ndërsa konfliktet përshkallohen më tej. Në këtë sfond, numri i të vdekurve nga pandemia e COVID-19 i kaloi një milionët, të shtënat masive me armë zjarri nuk kanë ndaluar dhe sulmet ndaj aziatikoamerikanëve dhe afroamerikanëve janë shtuar, vijon komenti i CMG-së.

Demokracia nuk është vetëm një parullë, por duhet përdorur për të zgjidhur çështjet konkrete. Nëse “demokracia” nuk mund të kontrollojë pandeminë, nuk mund të zgjidhë problemin e inflacionit, nuk mund të kontrollojë armët dhe nuk mund t’u përgjigjet kërkesave të popullit, mund të themi se ajo është e sëmurë, madje e sëmurë rëndë, e mbyll komentin e saj CMG-ja. (Li Huailiang/Artan)