Gjermania regjistroi më shumë se 100.000 infeksione të reja Covid-19 brenda një dite për herë të parë që nga prilli, njoftoi të martën instituti “Robert Koch” (RKI) për sëmundjet infektive.

Norma kombëtare shtatëditore e Gjermanisë për 100.000 banorë u dyfishua gjatë javës së kaluar në rreth 447, citon “Xinhua” të dhënat e institutit. Në mars, incidenca arriti kulmin në rreth 1700 si rezultat i valës Omikron.

“Duhej të pritej një valë verore. Mbajtja vullnetare e maskave në ambiente të mbyllura dhe vaksinimi i katërt janë antidoti më i mirë”, -shkroi ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, në “Twitter”.

Shumica e kufizimeve të Covid-19 në Gjermani janë lehtësuar. Gjermania është një nga vendet e fundit në Bashkimin Evropian që ka hequr kufizimet për hyrjen nga një vend anëtar i BE-së për muajt e verës.

Lauterbach po planifikon një fushatë të rinovuar vaksinimi kundër Covid-19 në përgatitje për të gjitha eventualitetet në vjeshtë. Vendi do të shpenzojë 830 milionë euro (867.5 milionë dollarë amerikanë) në prokurimin e një vaksine të re për Covid-19, që mbron nga variante të ndryshme të virusit.

Deri tani, të paktën 76 për qind e popullsisë gjermane ka marrë imunizimin bazë. (Elona)