Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas raportimeve të mediave amerikane, kur ushtria amerikane u tërhoq nga Afganistani në gusht të vitit të kaluar, një aeroplan transportues amerikan C-17 u ngrit me nxitim nga aeroporti i Kabulit, duke vrarë të paktën dy afganë. Gati dhjetë muaj më vonë, ushtria amerikane njoftoi rezultatet e hetimit të ekuipazhit të përfshirë dhe zbuloi se veprimet e tyre ishin në përputhje me rregulloret përkatëse. I pyetur në një konferencë të rregullt shtypi lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha se nuk është lajm që personeli ushtarak amerikan përgjegjës për aksidentin është i përjashtuar nga ndjekja penale. “Ne kemi parë shumë raste kur ShBA-ja justifikon krimet e ushtrisë amerikane. Më 29 gusht 2021, trupat amerikane në Afganistan përdorën një dron për të sulmuar një banesë në Kabul për arsye antiterroriste, duke vrarë 10 civilë, më i vogli prej të cilëve ishte vetëm 2 vjeç. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara njoftuan se personeli ushtarak i përfshirë në sulmin me dron në Kabul nuk do të përballej me asnjë formë ndëshkimi. Në shtator 2020, si hakmarrje për hetimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për krimet e luftës të kryera nga trupat amerikane në Afganistan, ShBA-ja njoftoi sanksione ndaj dy zyrtarëve të lartë të kësaj Gjykate,” tha ai.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Wang Wenbin theksoi se ushtria amerikane mund të vrasë njerëz sipas dëshirës pa u ndëshkuar. “Për shkak se Shtetet e Bashkuara janë të forta, në Afganistan, Irak dhe vende të tjera kryhen vrasje në mënyrë arbitrare, por njerëzit aty nuk kanë ku të ankohen, sepse janë të dobët. Ky është rregulli i Shteteve të Bashkuara, ligji i xhunglës në shekullin e 21-të. Por hegjemonia nuk do të vijojë për një kohë të gjatë dhe drejtësia do të vendoset gjithmonë. Bota e ka parë qartë hipokrizinë e së ashtuquajturës mbrojtje e të drejtave të njeriut nga Shtetet e Bashkuara dhe krimet e kryera nga Shtetet e Bashkuara kundër të drejtave të njeriut të vendeve të tjera me siguri do të hetohen dhe ndëshkohen siç duhet,” u shpreh zëdhënësi.