Foto nga VCG

Studiuesit izraelitë dhe ata amerikanë kanë zhvilluar një terapi me injeksion për HIV-in, duke përdorur inxhinierinë gjenetike të antitrupave, njoftoi të hënën Universiteti i Tel Avivit (TAU).

Trajtimi i ri mund të zhvillohet në një vaksinë ose një trajtim një herë për pacientët me HIV, citon “Xinhua”.

Në një studim të botuar në revistën “Nature Biotechnology”, studiuesit e Universitetit të Tel Avivit dhe kolegët e tyre projektuan gjenetikisht qelizat e bardha të gjakut të tipit B për të sekretuar antitrupa në përgjigje të virusit.

Ndryshe nga metodat e zakonshme gjenetike, në të cilat qelizat janë inxhinieruar jashtë trupit, ekipi inxhinieroi qelizat B brenda trupave të minjve dhe e përshkroi metodën e re si të shpejtë, të fuqishme, me kosto efektive dhe të sigurt.

“Kur qelizat B të inxhinieruara ndeshen me virusin, ai i stimulon dhe i inkurajon ato të ndahen, kështu që ne po përdorim vetë shkakun e sëmundjes për ta luftuar atë”, -shpjegoi studiuesi i TAU, Adi Barzel.

“Për më tepër, nëse virusi ndryshon, qelizat B do të ndryshojnë gjithashtu në përputhje me rrethanat për ta luftuar atë, kështu që ne kemi krijuar ilaçin e parë ndonjëherë që mund të evoluojë në trup dhe të mposhtë viruset”, -shtoi ai.

“Në këtë mënyrë ndoshta do të mund të prodhojmë një mjekim për sëmundjet infektive shtesë dhe për disa lloje të kancerit të shkaktuar nga një virus”, - përfundoi ai. (Elona)