Të dielën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha në një konferencë për shtypin në Helsinki: "Paqja është e mundur në Ukrainë, po çështja është se me çfarë çmimi, se sa territor, sovranitet dhe pavarësi jeni të gatshëm të paguani për këtë paqe." Kjo deklaratë e Stoltenbergut u interpretua si një ndryshim i mundshëm në qëndrimin e NATO-s ndaj Ukrainës përpara samitit të Aleancës në Madrid në fund të këtij muaji.

Vazhdimi i luftës midis Rusisë dhe Ukrainës ka çuar në një konflikt të armatosur në shkallë të gjerë dhe katastrofë të rëndë humanitare, të cilat të gjithë njerëzit paqedashës nuk duan t'i shohin. NATO-ja ka luajtur një rol të turpshëm në këtë krizë. Së pari, ajo e ka joshur dhe nxitur Ukrainën, duke rrudhur hapësirën jetike të Rusisë dhe duke dëmtuar interesat e saj të sigurisë. Së dyti, pas shpërthimit të konfliktit, NATO-ja ka vazhduar t’i hedhë benzinë zjarrit, duke e përdorur konfliktin për të dobësuar më tej Rusinë.

Me manipulimin e zhurmshëm të NATO-s, Ukraina është bërë viktima më e madhe dhe struktura evropiane e sigurisë është sfiduar seriozisht. Pavarësisht se si përfundon konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës, dominimi i ShBA-së dhe NATO-s mbi çështjet e sigurisë evropiane do të forcohet më tej. Ndoshta kjo është ajo që duan Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, pa marrë parasysh që interesat e Ukrainës dhe Evropës janë dëmtuar.

Ku do të shkohet në të ardhmen: do të bëhet “bashkimi kundër Rusisë”, apo do të mundësohet realizimi i paqes mes Rusisë dhe Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur? Është e qartë se Europa është tashmë në një udhëkryq vendimesh të rëndësishme.