Ky vit shënon 30-vjetorin e trazirave të Los Anxhelosit të vitit 1992. Para 30 vjetëve, një burrë me ngjyrë në Kaliforni u rrah brutalisht nga shumë policë të bardhë. Të gjithë policët e përfshirë në këtë ngjarje u shpallën të pafajshëm, duke sjellë një varg incidentesh të rënda të dhunës raciale në Los Anxhelos, që shkaktuan më shumë se 60 të vdekur dhe mbi 2 mijë të plagosur. Edhe sot diskriminimi racial sistemik vijon të jetë një sëmundje e rëndë në shoqërinë amerikane. Pjesëtarët e pakicave, duke përfshirë afro-amerikanët, banorët indigjenë, latinot, aziatiko-amerikanët, myslimanët etj., janë ende viktima të diskriminimit racial në politikë, ekonomi, arsim, punësim etj. dhe të drejtat e njeriut të tyre cenohen dhe mohohen.

Në ShBA, më shumë se 1 milion veta kanë vdekur nga epidemia e koronavirusit të ri. Kjo do të thotë se 1 në 330 amerikanë kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri, duke reflektuar realitetin e ashpër të shpërfilljes të jetës nga politikanët amerikanë.

Duke iu refruar të dhënave nga uebsajti amerikan “Gun Violence Archive”, televizioni britanik "Sky News" njoftoi ditët e fundit se gjatë dy javëve pas incidentit në shkollën fillore të Teksasit, më shumë se 650 incidente të shtënash ndodhën në ShBA, duke shkaktuar 730 të vdekur, përfshirë 23 fëmijë e 66 adoleshentë. Sipas raportit të fundit të publikuar më 6 qershor nga Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqata e Spitaleve të Fëmijëve, në katër javët e fundit ka pasur më shumë se 400 000 raste të reja të infektimit me koronavirusin e ri te fëmijët në ShBA. Fëmijët kanë rënë viktimë e përkeqësimit të situatës së të drejtave të njeriut në ShBA.

"Fanari i të drejtave të njeriut" është bërë "i zi nën dritë". Në të njëjtën kohë, ShBA-ja ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe ka “eksportuar” trazira e konflikte, ndërsa industria amerikane e armëve ka përfituar. ShBA-ja ka nxitur konfliktin ndërmjet Rusisë e Ukrainës dhe vazhdon të ofrojë armë të rënda, duke e lejuar kompleksin e vet ushtarako-industrial të nxjerrë përfitime të mëdha. Kjo është ShBA-ja e tanishme, një "botë tragjike" e vërtetë.