Foto: VCG

Foto: VCG

Ministria e Jashtme e qeverisë së përkohshme afgane ka mirëpritur një kontribut prej 30 milionë dollarë amerikanë nga Arabia Saudite në Afganistan, njoftoi ministria në një deklaratë të dielën, citon “Xinhua”.

“Afganistani shpreh mirënjohjen ndaj Arabisë Saudite për dhurimin e 30 milionë dollarëve për Fondin e Mirëbesimit Humanitar të Afganistanit përmes Bankës Islamike për Zhvillim”, -thuhet në deklaratë, ku theksohet se Arabia Saudite gjithmonë e ka ndihmuar popullin e Afganistanit në kohë të vështira.

Dhurimi erdhi pasi vendi aziatik është përballur me probleme ekonomike pas sanksioneve të SHBA-së ndaj administratës së drejtuar nga talebanët dhe ngrirjes së më shumë se 9 miliardë dollarëve të aseteve të Bankës Qendrore të Afganistanit.