Foto: Visual People

Foto: Visual People

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaori të shtunën se KE do të finalizojë vlerësimin për dhënien e statusit kandidat në Bashkimin Evropian (BE) Ukrainës deri në fund të javës së ardhshme, njoftoi agjencia e lajmeve “Ukrinform”, së cilës i referohet “China Daily”.

“Komisioni Evropian aktualisht po përgatit rekomandimet e tij, të ashtuquajturin përfundim për vendet anëtare të BE. Ne kemi punuar për këtë vlerësim ditë e natë”, -tha von der Leyen në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. “Diskutimet tona do të na lejojnë të përfundojmë këtë punë deri në fund të javës së ardhshme”, -tha von der Leyen.

Më 28 shkurt, presidenti ukrainas nënshkroi një apel zyrtar drejtuar BE-së duke kërkuar pranimin e Ukrainës përmes një procedure të re speciale.

Von der Leyen i dha Zelenskit pyetësorin e anëtarësimit në BE gjatë vizitës së saj në Kiev në prill. Pjesa e parë e dokumentit i është dorëzuar BE-së më 18 prill, ndërsa e dyta është dorëzuar më 9 maj.

Megjithatë, ekspertët thonë se edhe me statusin e kandidatit, mund të duhen vite, nëse jo dekada, që Ukraina të marrë anëtarësimin në BE.