Foto: VCG

Foto: VCG

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një projektligj për mospërputhje nga Rusia me vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), njoftoi Kremlini të shtunën, citon “Xinhua”.

Në përputhje me ligjin, Rusia nuk do t'u bindet vendimeve të GJEDNJ-së të miratuara pas 15 marsit, kur vendi njoftoi daljen e tij nga Këshilli i Evropës.

Për më tepër, kompensimet e vlerësuara nga GJEDNJ do të bëhen vetëm në rubla dhe do të transferohen vetëm në llogaritë në bankat ruse.

Projektligji u miratua nga Këshilli i Federatës, ose dhoma e lartë e parlamentit rus.