Foto:VCG

Foto:VCG

Ndërsa operacioni special ushtarak i Rusisë në Ukrainë po kalon muajin e tij të katërt, zyrtarët në Kiev kanë shprehur frikën se fantazma e “lodhjes së luftës” mund të gërryejë vendosmërinë e Perëndimit për t'i ndihmuar ata, shkruan “China Daily”.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj i kanë dhënë Ukrainës miliarda dollarë armatime. Evropa ka pranuar miliona njerëz të zhvendosur nga lufta.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tashmë ka kundërshtuar sugjerimet perëndimore se ai duhet të pranojë një lloj kompromisi, raportoi “Associated Press”. Ukraina, tha ai, do të vendosë vetë kushtet e saj për paqen.

“Lodhja po rritet, njerëzit duan një lloj rezultati (që është i dobishëm) për veten e tyre, dhe ne duam (një tjetër) rezultat për veten”, -tha ai.

SHBA po vazhdon të ndihmojë Ukrainën, me presidentin Joe Biden që ka deklaruar se Uashingtoni zyrtar do t'i sigurojë Kievit zyrtar armë të avancuara që do t'i mundësojnë të godasë më saktë objektivat kryesore në fushën e betejës. Paketa e re e ndihmës ushtarake do të përfshijë Sistemin e Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë, ose HIMARS.

Të enjten, Konstantin Gavrilov, kreu i delegacionit rus në negociatat për sigurinë ushtarake dhe kontrollin e armëve në Vjenë, deklaroi për “Rossiya-24” se dërgimi në Ukrainë i HIMARS kërcënojnë jo vetëm Donbasin, por edhe Rusinë.

“Ne e kemi paraqitur qartë qëndrimin e Rusisë. Nëse Federata Ruse sulmohet me këto sisteme me rreze të gjatë veprimi, një përgjigje kundër qendrave vendimmarrëse do të jetë e menjëhershme”, -tha ai.

Sipas një raporti nga “Associated Press”, Ukraina ka varfëruar rezervat e saj të armatimit të projektuar nga sovjetikët dhe rusët dhe tani është plotësisht e varur nga aleatët për armët, thonë burimet ushtarake amerikane, duke shtuar se forcat ukrainase po përdorin ose mësojnë të përdorin armët e dërguara nga SHBA dhe aleatët evropianë të NATO-s.

Por, sipas një zyrtari amerikan, SHBA nuk është e gatshme t'i dërgojë Ukrainës dronët e tij taktikë “Grey Eagle” nga frika se mund të përdoren për të goditur thellë brenda Rusisë, një lëvizje që mund të rrezikojë ta tërheqë vendin në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Rusia e ka paralajmëruar vazhdimisht Perëndimin që mos të përfshihet, me disa zyrtarë që paralajmërojnë rrezikun e luftës bërthamore.