VCG

VCG

Sipas gazetës “The New York Times”, një zyrtar amerikan i shëndetësisë paralajmëroi të enjten që, nëse qeveria amerikane nuk ofron në kohë fondin për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë së COVID-19, ShBA-ja mund të përballet me rrezikun e mungesës së pajisjeve të testimit të virusit të COVID-19.

Në një konferencë shtypi të Shtëpisë së Bardhë, bashkërenduesi për epideminë e COVID-19 i Shtëpisë së Bardhë Ashish Jha foli për vështirësinë e fondeve të pamjaftueshme dhe u shpreh se ai i kishte paralajmëruar shumë herë qeverinë dhe Kongresin amerikan për krizën aktuale, por deri më tani ky problem nuk është zgjidhur.

Në vitin 2021, qeveria amerikane premtoi që do të ofronte 1 miliard testime të tjera falas për familjet amerikane. Sipas Ashish Jha-së, nëse nuk ofrohen fonde të tjera, qeveria nuk mund ta mbajë premtimin e saj, "meqenëse shumë kompani të pajisjeve të testimit kanë filluar pakësimin e punonjësve dhe mbylljen e linjave të prodhimit." (Xu Guang)