Ditët e fundit, “gënjeshtari profesionist” Adrian Zenz publikoi një raport të ri mbi "punën e detyruar" në Xinjiang. Përmbajtja e këtij raporti është shkruar në bazë të gënjeshtrave, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

Çfarë është "puna e detyruar"? Sipas Konventës së Punës së Detyruar të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ajo është puna ose shërbimi i dikujt pa vullnetin e vet, që kryhet nën kërcënim ose shtrëngim. Sipas këtij standardi, në Xinjiang nuk ekziston asnjë problem i "punës së detyruar", por vetëm synimi për jetë të lumtur.

Në një konferencë shtypi të enjten, mbi dhjetë banorë të Xinjiang-ut i paraqitën bashkësisë ndërkombëtare jetën e tyre të përditshme nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejtë me video. Mayilai Lietipu qëndronte në fushën gjelbër me pjepra dhe fermerët po mblidhnin dhe dërgonin pjepra. Kjo video u vlerësua lart prej shikuesve ndërkombëtarë.

Në fakt, një ish-diplomat amerikan në Kinë e pranoi: “Në Xinjiang s’ka probleme. Për këtë të gjithë ne jemi shumë të qartë. Por sulmimi i Xinjiang-ut me anë të punës së detyruar, gjenocidit dhe të drejtave të njeriut është një metodë efikase ‘për ta fundosur në baltë’ qeverinë kineze.”

Adrian Zenz-i e bëri këtë raport të rremë me përmbajtje më të zgjeruar mbi punën e detyruar në Xinjiang, por nuk ofroi dëshmi, fakte dhe të dhëna përkatëse. ”Raporti” i Adrian Zenz-it është plot me gënjeshtra, e mbyll komentin CMG-ja. (Xu Guang)