Foto nga VCG

Përfaqësuesit e biznesit nga vendet e BRICS u zotuan të mërkurën të rrisin bashkëpunimin shumëpalësh për të mbrojtur interesat e përbashkëta të tregjeve në zhvillim dhe vendeve në zhvillim. Takimi vjetor i Këshillit të Biznesit të BRICS u mbajt në Pekin, me rreth 150 përfaqësues nga grupet e punës të këshillit të pranishëm në internet, bën të ditur “Xinhua”.

Në deklaratën e përbashkët u theksua ndërtimi i partneriteteve me cilësi të lartë midis vendeve të BRICS, duke kërkuar përpjekje për thellimin e dialogut dhe rritjen e bashkëpunimit.

“Kina ka bashkëpunuar me të gjitha palët për të shfrytëzuar avantazhet profesionale dhe të burimeve dhe për të promovuar rimëkëmbjen ekonomike”, -tha Chen Siqing, kryetar i seksionit kinez të Këshillit të Biznesit BRICS.

Ai theksoi se Kina do të punojë me komunitetet e biznesit midis vendeve të BRICS dhe do t'i përmbahet zhvillimit të nxitur nga inovacioni për të çuar përpara vrullin e rritjes.

Këshilli i Biznesit BRICS u krijua gjatë Samitit të pestë të BRICS të mbajtur në vitin 2013 në Durban, Afrika e Jugut, me qëllim të promovimit dhe forcimit të lidhjeve të biznesit, tregtisë dhe investimeve midis komuniteteve të biznesit të pesë vendeve të BRICS. (Irma)