Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky diskutua mbi çështjen e eksporteve të grurit nga Ukraina, njoftoi qeveria gjermane, citon “Xinhua”.

Në një bisedë telefonike të zhvilluar të mërkurën, të dy liderët shkëmbyen pikëpamje mbi situatën aktuale ushtarake dhe humanitare në Ukrainë.

Në deklaratën e publikuar nga qeveria gjermane thuhet se Scholz dhe Zelensky ranë dakord se duhen bërë përpjekje për të mundësuar eksportin e drithit nga Ukraina, veçanërisht nga deti. (Irma)