Poeti anglez William Shenstone ka thënë: "Lufta gjakos shumë veta dhe shëndosh pak." Konflikti i tanishëm në Ukrainë është bërë një mundësi për kompleksin ushtarako-industrial amerikan për të bërë pasuri. Franklin C. Spinney, ish-zyrtari i Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së, shkroi se kompleksi ushtarak-industrial amerikan e përdori këtë konflikt për të nxitur frikën ndaj Rusisë, në mënyrë që të shtonte shpenzimet e armëve. "Që nga shpërthimi i konfliktit ruso-ukrainas, shampanja ka rrjedhur në heshtje në ‘Pentagon’, në ‘K Street’ (adresa e kompanive lobuese në Uashington), në kompanitë ushtarako-industriale dhe në të gjithë ‘Kapitolin’!"

Jo vetëm kompleksi ushtarako-industrial, por edhe burgjet private të ShBA-së e kanë bërë pasurinë e tyre duke privuar nga jeta të tjerët dhe duke shkelur të drejtat e tyre njerëzore. Në vitin 2019, sistemi amerikan i drejtësisë ndaloi rreth 2.1 milionë veta, më shumë se 100 mijë prej të cilëve në burgje private. Tre gjigantët kryesorë të burgjeve private, CCA, GEO dhe MTC, kanë fitime vjetore që i tejkalojnë 5 miliardë dollarët. Çdo qindarkë që fitojnë ata vjen nga shkelja e të drejtave njerëzore të të burgosurve. (Zhan Dian/Artan)