[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Sipas një raporti të publikuar të hënën nga Qendra Kërkimore “Pew” e ShBA-së, gjatë njëzet vjetëve të fundit, niveli i besimit të publikut amerikan te qeveria federale është i ulët. 69 për qind e të pyeturve mendojnë se shumica e politikanëve konkurrojnë në zgjedhje “për t’u shërbyer interesave të tyre vetjakë”. Sipas këtij raporti, ekziston gjerësisht bindja që qeveria federale ka bërë shumë pak në një periudhë afatgjatë për çështjet lidhur me grupet me të ardhura të ulëta e të mesme dhe pensionistët. (Li Huailiang/Artan)