Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua të martën në kryeqytetin kazakistanas Nur-Sultan me homologët e tij nga Turkmenistani, Uzbekistani dhe Kirgizistani, duke u zotuar se Kina do të forcojë lidhjet me vendet e Azisë Qendrore. Wang ndodhet në Kazakistan për të marrë pjesë në mbledhjen e tretë të ministrave të jashtëm Kinë+Azi Qendrore (C+C5).

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi (djathtas) u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Turkmenistanit Rashid Meredov në Nur-Sultan të Kazakistanit, 7 qershor 2022. /Ministria e Jashtme kineze

Ai i tha zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm turkmenistanas Rashid Meredov se, pavarësisht si ndryshon situata ndërkombëtare, synimi i Kinës për të zgjeruar bashkëpunimin energjetik dypalësh mbetet i njëjtë.

Dy diplomatët ranë në një mendje për përshpejtimin e ndërtimit të përbashkët të “Një brez, një rrugë” dhe ndërtimin e një platforme ndërlidhjeje efikase. Ata u zotuan gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit edhe në fushat jo të lidhura me burimet, për ta ndihmuar Turkmenistanin të arrijë zhvillim të qëndrueshëm e të larmishëm.

Ndërkohë, Wang Yi dhe ministri i jashtëm në detyrë i Uzbekistanit, Vladimir Norov, arritën konsensus që vendet e tyre të lehtësojnë ndërlidhjen dhe transportin e ndërthurur rrugor-hekurudhor.

Kreu i diplomacisë kineze tha që vendi i tij mirëpret më shumë produkte nga Uzbekistani të hyjnë në tregun kinez dhe po nxit më shumë kompani kineze të investojnë në Uzbekistan.

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi (djathtas) u takua me ministrin e Jashtëm në detyrë të Uzbekistanit Vladimir Norov në Nur-Sultan të Kazakistanit, 7 qershor 2022. /Ministria e Jashtme kineze

Nga ana e tij, Norovi tha se Uzbekistani e çmon miqësinë me Kinën dhe do t'i përmbahet në mënyrë të vendosur parimit të “Një Kine”. Ai bëri gjithashtu thirrje për forcimin e ndërtimit të përbashkët të “Një brez, një rrugë” dhe promovimin e bashkëpunimit me dobi të ndërsjellë në fusha si investimet tregtare, prodhimi i energjisë dhe bujqësia e gjelbër.

Ministri i Jashtëm në detyrë i Uzbekistanit tha se e vlerëson rolin konstruktiv të Kinës në bashkëpunimin rajonal, duke shtuar se zhvillimi dhe rigjallërimi i Azisë Qendrore është i lidhur ngushtë me Kinën.

Gjatë një bisede me homologun e vet kirgizistanas Jeenbek Kulubaev, Wang vuri në dukje që Kina ka qenë gjithmonë partnerja strategjike më e besueshme afatgjatë e Kirgizistanit.

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi (djathtas) u takua me ministrin e Jashtëm të Kirgizistanit Jeenbek Kulubaev në Nur-Sultan të Kazakistanit, 7 qershor 2022. /Ministria e Jashtme kineze

Kulubaevi tha se ruajtja e lidhjeve miqësore me Kinën ka qenë një përparësi e politikës së jashtme kirgizistanase.

Kirgizistani kundërshton "pavarësinë e Tajvanit" dhe mbështet me vendosmëri pozicionin e ligjshëm të Kinës për çështjet që lidhen me Xinjiang-un dhe Hong-Kongun, theksoi ai.

Kulubaevi shprehu po ashtu shpresën për shtimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha si infrastruktura, kalimi portual, shkëmbimet ndërmjet pushteteve vendore, shëndetësia dhe lufta antiepidemike.(Artan)