Foto:VCG

Foto:VCG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi të dielën pozicionet e vijës së parë të frontit të ushtrisë ukrainase, në rajonin Zaporizhzhia, në jug të vendit, njofton shërbimi për shtyp i Presidencës ukrainase, cituar nga “Xinhua”.

Gjatë vizitës, presidenti Zelensky inspektoi situatën operacionale në vijën e frontit dhe zhvilloi bisedime me ushtarët ukrainas.

Kjo është vizita e dytë në pak kohë që bën presidenti ukrainas në terren, për të parë nga afër situatën e krijuar nga konflikti i armatosur, ku u takua edhe me rezidentë të zhvendosur nga Mariupoli.