Njëqind ditë pas konfliktit Rusi-Ukrainë, kriza vdekjeprurëse me pasoja globale ende nuk tregon asnjë shenjë lehtësimi.

Sipas presidentit rus Vladimir Putin, operacioni special ushtarak i vendit të tij në Donbass, startuar më 24 shkurt, filloi në përgjigje të kërcënimeve themelore të paraqitura nga NATO dhe zgjerimi i bllokut drejt Lindjes.

Komuniteti global që atëherë ka monitoruar nga afër se si konflikti Rusi-Ukrainë vazhdon të rimodelojë ekonominë globale, peizazhin e energjisë, si dhe lidhjet diplomatike dhe ushtarake, shkruan “Xinhua”.

Zyrtarët rusë kanë theksuar vazhdimisht se operacioni ushtarak special do të vazhdojë derisa të përmbushen të gjitha objektivat e tij, ndërsa Ukraina është zotuar të luftojë deri në fund. Në këtë kontekst, ndihma ushtarake gjithnjë në rritje e Perëndimit për Ukrainën dhe presioni i paprecedentë ndaj Rusisw e kanë përkeqësuar fuqishëm situatën dhe kanë krijuar barriera për bisedimet e ardhshme të paqes. (Irma)