Foto:VCG

Foto:VCG

Rrjeti amerikan ABC njoftoi më 1 qershor që, kohët e fundit, numri i fëmijëve të infektuar nga COVID-19 ka pasur një rritje të shpejtë. Sipas raportit nga Akademia e Pediatrisë e ShBA-së dhe Shoqata e Spitaleve të Fëmijëve, javën e kaluar (23-29 maj) numri i fëmijëve të infektuar nga COVID-19 arriti në 112 mijë, dy herë më shumë se katër javë më parë, duke shënuar rritje për shtatë javë me radhë.

Sipas raportit, qysh nga shpërthimi i pandemisë, në ShBA afro 13.4 milionë fëmijë janë konfirmuar të infektuar nga COVID-19. Krahas kësaj, gjatë pushimeve të Ditës Përkujtimore (28-30 maj) numri i rasteve të reja të infektimit ishte afro gjashtë herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Në ShBA, numri i përgjithshëm i pacientëve që kanë nevojë për shtrim në spital për shkak të epidemisë ka shënuar rritje të pandërprerë. Gjatë kohëve të fundit, mbi 3.5 mijë pacientë me COVID-19 në ditë janë dërguar në spital.

ABC-ja vuri në dukje që shumë amerikanë mendojnë që jeta është kthyer në gjendje normale, por në fakt gjendja ende nuk është normalizuar. Me përhapjen e testimit në familje, numri i infektimeve të reja këtë vit mund të shënojë rekord të ri.