Gazeta britanike “The Guardian” raportoi më 26 maj se, kur në ShBA të mbarojë gjendja e jashtëzakonshme e shëndetit publik të pandemisë së COVID-19 në korrik, nëse nuk zgjatet, programi i sigurimeve shëndetësore për njerëzit me të ardhura të ulëta “Medicaid” do të përfundojë. Kjo do të bëjë që miliona amerikanë të humbin sigurimet shëndetësore, dhe për këta njerëz, pasojat mund të jenë shkatërruese.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Sipas analizës nga Fondacioni i Familjes “Kaiser”, nëse nuk zgjatet gjendja e emergjencës së shëndetit publik për COVID-19 në ShBA, që përfundon më 15 korrik, rreth 5.3 milionë deri në 14.2 milionë amerikanë nuk do të kenë sigurimin shëndetësor të ofruar nga programi “Medicaid”. Kjo do të përkeqësojë gjendjen ekonomike të familjeve me anëtarë me aftësi të kufizuara ose të sëmurë, dhe pacientëve mund të mos u jepet trajtim mjekësor.

Gjatë pandemisë, qeveria federale e ShBA-së u kërkoi shteteve që të regjistrojnë vazhdimisht njerëz në programin “Medicaid” për të kapërcyer hendekun për sa u përket sigurimeve shëndetësore. (Li Huailiang/Artan)