Ndihmat ne Afganistan (Foto Msn)

Ndihmat ne Afganistan (Foto Msn)

Gjithsej 700 familje në nevojë në Afganistan morën ndihma humanitare të mërkurën, duke përfshirë oriz dhe grurë, të dhuruar nga Kina dhe Kazakistani.

Ministria e Shtetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Çështjet Humanitare njoftoi se ndihmat iu ndanë familjeve të varfra, njerëzve të prekur nga përmbytjet dhe qytetarëve të zhvendosur, bën të ditur “Xinhua”.

“Unë jam mirënjohës për Kinën dhe kombet dhe organet donatore që po ndihmojnë afganët në këtë fazë kritike. Gjithashtu po i bëj thirrje qeverisë të kontrollojë çmimet e nevojave bazë në tregun vendas”, -tha një përfitues i ndihmës, Nik Mohammad, kreu i një familjeje me katër anëtarë.

Më shumë se 22 milionë njerëz në Afganistan po përballen me mungesë akute ushqimore dhe vendi i shkatërruar nga lufta do të përballet me një katastrofë humanitare nëse nuk ndihmohet, sipas raporteve të agjencive të ndihmës.