Pacientet covid (Foto Healthline)

Pacientet covid (Foto Healthline)

Te të mbijetuarit e Covid-19 është dyfishuar rreziku i zhvillimit të mpiksjes së rrezikshme të gjakut në mushkëri krahasuar me njerëzit që nuk ishin të infektuar, citon “Xinhua” një raportim të “France 24”.

Hulumtimet nga Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve zbuluan se një në pesë të rritur të moshës 18-64 vjeç dhe një në katër nga ata mbi 65 vjeç vazhduan të përjetonin kushte shëndetësore që mund të lidhen me periudhën e tyre të Covid-19.

Ndër të gjitha gjendjet, rreziku i zhvillimit të embolisë pulmonare akute u rrit më shumë, si dhe simptomat e frymëmarrjes, si kolla kronike ose gulçimi.

Sipas “France 24”, tudimi u bazua në të dhënat e më shumë se 350.000 pacientëve që kishin Covid nga marsi 2020 deri në nëntor 2021.