Femijet - armet ne SHBA NYT

Femijet - armet ne SHBA NYT

Fëmijët amerikanë kanë më shumë gjasa të jenë viktima të armëve sesa ata në vendet e tjera të pasura, thuhet në një raport të fundit nga Radio Publike Kombëtare e SHBA-së (NPR), duke përmendur si arsye pronësinë e armëve të zjarrit në Shtetet e Bashkuara.

“Rreziqet me të cilat përballen të rinjtë nga armët e zjarrit në Amerikë shkojnë përtej të shtënave në shkolla, që përbëjnë vetëm një pjesë të të gjitha vdekjeve të lidhura me armët”, -bëri të ditur “NPR” javën e kaluar, pas masakrës në Uvalde, Teksas.

“Pavarësisht nëse është dhuna me armë me të cilën ata përballen në lagjet e tyre apo vetëvrasje apo aksidente në shtëpi kur armët lihen të pasigurta, kërcënimi për fëmijët dhe adoleshentët e vendit po përkeqësohet”, -thuhet në deklaratë.

Duke cituar statistika, “NPR” bëri të ditur se dhuna me armë kapërceu aksidentet me makinë për t'u bërë shkaku numër një i vdekjeve për fëmijët dhe adoleshentët amerikanë në vitin 2020, raporton “Xinhua”.

Pas studimit të shkallës së vdekjeve nga armët e zjarrit në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të populluara me të ardhura të larta, studiuesit në Universitetin e San Franciskos dhe “Harvard T.H. Chan School of Public Health” zbuluan se Amerika ka shumicën dërrmuese të vdekjeve nga armët e zjarrit mes fëmijëve. Në 29 vendet në studimin e tyre, Shtetet e Bashkuara përbënin pothuajse 97 për qind të vdekjeve nga armët e zjarrit te fëmijët nën 4 vjeç dhe 92 për qind tek ata të moshës 5 deri në 14 vjeç.

Një faktor në nivelin e lartë të vdekjeve nga armët në Amerikë është numri masiv i armëve në vend me amerikanët që zotërojnë rreth 393 milionë armë zjarri, dhe kjo, në një farë mase, shpjegon pse sulmuesit mund ta tërheqin këmbëzën kaq lehtë, thuhet në raport.