Spanje Anadolu

Spanje Anadolu

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe benzinës e rriti inflacionin në 8.7 për qind në maj në Spanjë, sipas të dhënave paraprake të publikuara të hënën nga Instituti i Statistikave të vendit (INE).

Rritja e muajit maj vjen pas një rënie prej 1.5 për qind të inflacionit në prill, pas nivelit të lartë të marsit prej 9.8 për qind.

Javën e kaluar, çmimi i benzinës arriti një rekord prej 1.94 euro për litër, ndërsa çmimi i naftës ishte 1.867 euro për litër, bën të ditur “Xinhua”.

Këto rritje të çmimeve, pjesërisht janë shkaktuara nga konflikti në Ukrainë.

INE bëri gjithashtu të ditur se norma e inflacionit bazë, e cila nuk përfshin çmimin e energjisë ose ushqimeve të përpunuara (të cilat konsiderohen shumë të paqëndrueshme), u rrit me 0.5 për qind gjatë majit në 4.9 për qind, më e larta që nga tetori 1995.