SHBA Xinhua

SHBA Xinhua

Mesatarja shtatëditore e rasteve të reja ditore të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara është 119,725, më shumë se gjashtë herë më e lartë se vitin e kaluar, raportoi “The Hill”, duke cituar të dhëna nga Qendra e Burimeve të Koronavirusit të Universitetit “Johns Hopkins”.

Ekspertët e shëndetit kishin paralajmëruar amerikanët që të bënin kujdes përpara një rritjeje të mundshme të rasteve, citon “Xinhua” artikullin.

Dr. Deborah Birx, e cila drejtoi përgjigjen e vendit ndaj Covid-19 në administratën e presidentit Donald Trump, ka paralajmëruar shtetet jugore të SHBA-së që të përgatiten për një rritje të infeksioneve Covid në muajt e ardhshëm, për shkak të uljes së imunitetit, ndërsa veriu gjithashtu duhet të presë një tjetër valë pandemie këtë dimër.