Autoritetet doganore të Kinës kanë bërë përpjekje për të parandaluar importin e virusit të lisë së majmunëve përmes porteve, ndërkohë që vendi po përpiqet të luftojë kundër epidemisë së Covid-19, njoftoi Administrata e Përgjithshme e Doganave (GAC).

GAC ka thirrur ekspertë për të kryer një vlerësim të rrezikut, ka lëshuar alarme për virusin e lisë së majmunit dhe ka marrë masa të rrepta, duke përfshirë monitorimin e temperaturës së trupit dhe inspektimin mjekësor për udhëtarët në hyrje, citon “Xinhua”.

Autoritetet doganore kanë përmirësuar menaxhimin e biosigurisë së laboratorëve dhe kanë bërë përgatitje solide për testim, bëri të ditur GAC.

Administrata e Përgjithshme e Doganave është koordinuar edhe me departamentet e tjera qeveritare për të parandaluar rreptësisht rrezikun e rasteve të importuara. Udhëtarët në dalje dhe në hyrje duhet të raportojnë vullnetarisht te doganierët nëse ndihen të sëmurë ose kanë simptoma të temperaturës, dhembje koke dhe dhembje të muskujve.