Ligji i armeve Xinhua

Ligji i armeve Xinhua

Shtetet e Bashkuara janë bërë një objektiv kryesor për sulmet terroriste me armë zjarri për shkak të ligjeve të tyre të lejimit të armëve dhe aksesit të lehtë ndaj armëve të zjarrit, argumentohen në një artikull të botuar nga “New York Times”, cituar nga “Xinhua”.

Javën e kaluar, një 18-vjeçar hapi zjarr në Teksas, duke vrarë të paktën 19 nxënës dhe dy mësues në shkollën fillore të Uvaldes.

Një tragjedi e tillë ka shtuar frikën se fëmijët janë në rrezik, madje edhe në shkollat e tyre, nga një dhunë e nxitur nga disponueshmëria e armëve gjysmautomatike, thuhet në artikull.

Sipas gazetës, organizatat e huaja terroriste u kanë kërkuar prej kohësh ndjekësve të tyre të përfitojnë nga ligjet e dobëta të armëve të SHBA-së për të planifikuar sulme në Shtetet e Bashkuara. Nuk ka dyshim se disponueshmëria e armëve në Shtetet e Bashkuara sfidon jo vetëm sigurinë publike, por edhe sigurinë kombëtare, thotë artikulli.