Fëmijët janë shpresa dhe e ardhmja, por në ShBA, ata janë viktimat më të pambrojtura të dhunës, përfshirë edhe atë nga armët. Incidenti që ndodhi pak kohë më parë në shkollën fillore “Robb” në Uvalde të shtetit Teksas shkaktoi 21 të vrarë, 19 ndër të cilët fëmijë. Ndërkohë, të dhënat statistikore tregojnë se, në pesë muajt e parë të këtij viti, mbi 17 mijë amerikanë, duke përfshirë 650 të mitur, humbën jetë në konfliktet me armë zjarri. Në një artikull të botuar ditët e fundit në gazetën “New York Times” me titull “Mos më fol për ‘qytetarinë’ ”, ekspozohet hipokrizia e të ashtuquajturit “qytetërim” amerikan.

Fëmijët janë edhe viktima të dështimit të luftës antiepidemike në ShBA. Të dhënat tregojnë se, që nga shpërthimi i COVID-19, gati 13.3 milionë fëmijë amerikanë janë prekur prej koronavirusit të tipit të ri. Sipas uebsajtit “The Atlantic” , afro 200 mijë fëmijë amerikanë janë bërë “jetimë të COVID-it”. Një ndër dymbëdhjetë fëmijë jetimë nën 18 vjeç kanë humbur një kujdestar të rritur për shkak të epidemisë. Në çdo shkollë publike amerikane, mesatarisht dy fëmijë kanë humbur të paktën një kujdestar.

Këto probleme të të drejtave të njeriut janë regjistruar në ShBA, që vetëcilësohet si shembull mbi të drejtat e njeriut për vendet e tjera. Bashkësia ndërkombëtare duhet të zhvillojë hetime për shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut në ShBA, si diskriminimi racial, përhapja e armëve të zjarrit, përdorimi i tepruar i dhunës policore etj.