Foto: VCG

Foto: VCG

“Çlirimi i rajonit të Donbasit të Ukrainës është një prioritet i pakushtëzuar për Rusinë, ndërsa territoret e tjera ukrainase duhet të vendosin vetë për të ardhmen e tyre”, -deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, njofton “CGTN”.

Gjatë një interviste për televizionin francez “TF1”, Lavrov tha se çlirimi i rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut, të njohura nga Federata Ruse si shtete të pavarura, është një prioritet i pakushtëzuar, sipas një teksti të publikuar nga Ministria e Jashtme ruse.

Sipas kryediplomatit rus, operacioni special ushtarak i Rusisë në Ukrainë është të çmilitarizojë fqinjin e saj pas valëve të zgjerimit të NATO-s drejt Lindjes dhe ta pastrojë atë nga ajo që e sheh si nacionalizëm të frymëzuar nga nazistët, një pretendim që Ukraina e ka mohuar.

Për pjesën tjetër të territoreve në Ukrainë, ai tha: “Nuk besoj se ata do të jenë të lumtur të kthehen në autoritetin e një regjimi neo-nazist që ka provuar se është rusofobik në thelb. Këta njerëz duhet të vendosin vetë”.

Rusia nisi atë që e përshkruan si "operacion special ushtarak" në Ukrainë më 24 shkurt, pas njohjes së "Republikës Popullore të Donetskut" dhe "Republikës Popullore të Luhanskut" në Ukrainën lindore si zona të pavarura dhe sovrane.

“Po, njerëzit po vriten. Por operacioni po merr kaq shumë kohë, kryesisht sepse ushtarët rusë që marrin pjesë janë nën urdhra të rreptë kategorikisht për të shmangur sulmet dhe goditjet në infrastrukturën civile”, -theksoi Lavrov.