Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi gjatë një takimi me presidentin e Fixhit Ratu Wiliame Katonivere në Suva/ foto nga MPJ i Kinës

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi gjatë një takimi me presidentin e Fixhit Ratu Wiliame Katonivere në Suva/ foto nga MPJ i Kinës

Zhvillimi dhe rigjallërimi i Kinës është një arritje e përbashkët e vendeve në zhvillim, që i shton forcat paqes botërore dhe që do të thotë se Kina ka më shumë burime për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ligjshme të vendeve në zhvillim në arenën ndërkombëtare. Kështu u shpreh të hënën këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi gjatë një takimi me presidentin e Fixhit Ratu Wiliame Katonivere në Suva.

Fixhi është ndalesa e katërt e turneut 10-ditor të Wang Yi-së, pas Ishujve Solomon, Kiribatit dhe Samoas. Kryediplomati do të kryesojë gjithashtu Mbledhjen e 2-të të Ministrave të Jashtëm Kinë-Vendet Ishullore të Paqësorit, që do të mbahet në Fixhi.

Katonivere shprehu admirim për arritjet e Kinës dhe tha se, falë "mbështetjes dhe ndihmës vetëmohuese" të Kinës, Fixhi ka përshpejtuar zhvillimin ekonomik dhe ka përmirësuar jetesën e popullit.

Fixhi është krenar për marrëdhëniet e forta me Kinën, do të vazhdojë t'i përmbahet në mënyrë të vendosur politikës së “Një Kine” dhe do të thellojë bashkëpunimin me Kinën në fusha të ndryshme, shtoi ai.

Wang Yi tha se Kina ka zhdukur varfërinë absolute dhe ka arritur një fitore historike në ndërtimin e një shoqërie relativisht të begatë në të gjitha aspektet, dhe tani ka filluar një rrugëtim të ri drejt modernizimit socialist.

Realizimi i begatisë dhe modernizimit të përbashkët të 1.4 miliardë kinezëve – rreth një e pesta e popullsisë së botës – do të ishte një kontribut i jashtëzakonshëm për zhvillimin dhe përparimin e njerëzimit, theksoi ai.

ëshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi gjatë një takimi me presidentin e Fixhit Ratu Wiliame Katonivere në Suva/ foto nga MPJ i Kinës

ëshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi gjatë një takimi me presidentin e Fixhit Ratu Wiliame Katonivere në Suva/ foto nga MPJ i Kinës

Wang vuri në dukje se disa forca të caktuara në botë nuk duan që Kina të përparojë dhe përpiqen ta pengojnë, vonojnë apo edhe ndërpresin procesin e zhvillimit të Kinës. Megjithatë, përtëritja e kombit kinez është e pakthyeshme, u shreh Wang Yi.

Sipas tij, Kina do të forcojë më tej besimin dhe përkrahjen e ndërsjellë me vendet në zhvillim, do të forcojë solidaritetin dhe do të përpiqet për zhvillim të përbashkët.

Pavarësisht se si ndryshon situata ndërkombëtare dhe rajonale, Kina ndjek gjithmonë një politikë miqësore ndaj Fixhit, vuri në dukje Wang, duke ritheksuar mbështetjen për Fixhin për arritjen e përparimit dhe për të luajtur një rol më të madh në arenën rajonale dhe ndërkombëtare.