në 2019 (Foto:VCG)

në 2019 (Foto:VCG)

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se pas një bisede telefonike me homologun rus Vladimir Putin ka rënë dakord me Rusinë për një kontratë trevjeçare për furnizimin me gaz, njofton “RTSH”.

“Unë dhe Putin patëm një bisedë shumë të mirë. Biseduam për disa tema të ndryshme. Gjëja më e rëndësishme për ne janë marrëdhëniet dypalëshe dhe kemi prekur disa gjëra. Për ne çështja më e rëndësishme është skadimi i marrëveshjes së gazit pas dhjetë vjetësh më 31 maj. Ajo që mund të them është se ne kemi rënë dakord për elementët kryesorë që janë shumë të favorshëm për Serbinë. Nuk mund të flas për çmimin tani, të gjitha detajet do të merren vesh me “Gazprom”-in”, -tha presidenti Vuçiç.

Kontrata aktuale 10-vjeçare e furnizimit me gaz të Serbisë nga “Gazprom” skadon më 31 maj.

Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe ka bërë të ditur se nuk do ta bëjë një gjë tillë. Për këtë vendim ajo është kritikuar jo pak nga BE.