Foto nga VCG

Ndërsa rritja e Kinës e ka bërë vendin një treg tërheqës për Europën, ka ardhur koha që BE të vendosë politikat e veta për Kinën dhe të promovojë marrëdhëniet tregtare me të, deklaroi Eduardo Irastorza, profesor në “Obs Business School”, në Barcelonë.

Gjatë një interviste për “Xinhua”, eksperti spanjoll tha se bashkëpunimi ekonomik me Kinën mund të mbështesë Europën që të bëhet më e fortë. Ai theksoi se Europa ka nevojë për strategji tregtare të unifikuara dhe afatgjata.

Europa konkurron me cilësi, por jo me sasi, dhe ky është avantazhi konkurrues në tregtinë me Kinën, vuri në dukje Irastorza, duke shtuar se stabiliteti i ekonomisë kineze do t'i lejojë Evropës të jetë e sigurt në përfundimin e marrëveshjeve afatgjata.

Në fund të vitit 2020, Kina u rendit e dyta si tregu i dytë më i madh i importeve në botë për të 12-in vit radhazi, si dhe si destinacioni kryesor i eksportit për disa shtete dhe rajone. Vitin e kaluar, tregtia e jashtme e Kinës tejkaloi 6 trilionë dollarë për herë të parë, duke arritur në 6.050 miliardë dollarë, sipas të dhënave nga Administrata e Përgjithshme e Doganave të Kinës.

Si një lider i tregtisë globale, Kina është bërë një zhvilluese e inovacioneve të mëdha teknologjike, tha Irastorza, duke vënë në dukje se vendi aziatik gëzon avantazhe krijuese, konkurruese dhe ekonomike. (Irma)