Foto nga VCG

Pasaportat ruse janë shpërndarë në qytetin Mariupol në Ukrainën lindore që ishte marrë nën kontroll nga forcat ruse në fillim të këtij muaji, deklaroi Petro Andryushchenko, këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, përcjell “Xinhua”.

“Aneksimi “de fakto” i Mariupolit, ka filluar”, shkroi Andryushchenko në “Facebook”.

Sipas raportimeve në medie, gjatë kësaj jave presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një urdhër që lejon banorët e rajoneve jugore të Ukrainës Zaporizhzhia dhe Kherson të aplikojnë për nënshtetësinë ruse, sipas një procedure të shpejtë. (Irma)