Shyam Bishen, kreu i Grupit për të Ardhmen e Shëndetit dhe Kujdesit Shëndetësor në Forumin Ekonomik Botëror (WEF), përshëndeti thirrjen e Kinës për ndërtimin e një komuniteti të shëndetit të përbashkët për njerëzimin në mes të krizës globale të shëndetit publik të shkaktuar nga pandemia Covid-19, përcjell “CGTN”.

“WEF përshëndet këtë angazhim nga qeveria e Kinës dhe presidenti kinez Xi Jinping për financimin dhe burimet për të luftuar pandeminë e vazhdueshme”, -tha Bishen. Ai nënvizoi gjithashtu problemet e aksesit te vaksinat anti-Covid në vendet në zhvillim, duke e quajtur atë një problem që lidhet me barazinë shëndetësore.

“Problemi ishte se pjesa më e madhe e prodhimit për vaksinën vinte nga kombet e pasura dhe ishte e përqendruar vetëm në zona të caktuara në botën e zhvilluar. Ishte shumë e vështirë për të dërguar vaksinat në vendet në zhvillim me të ardhura të ulëta dhe të mesme në Afrikë dhe pjesë të tjera të botës”, -tha Bishen, duke theksuar se aktualisht ka rreth 17% të popullsisë afrikane të vaksinuar, ndërsa ka një mbifurnizim të vaksinës në botën e zhvilluar.

Bishen tha se Kina ka dhënë një kontribut të rëndësishëm me të paktën tre vaksinat e saj Covid të miratuara për përdorim urgjent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Vaksinat anti-Covid të Kinës po përdoren në shumë vende në zhvillim. Kina ka dhënë kontribute shumë të mira”, -shtoi ai. (Irma)