Sulmi në shkollës fillore në Teksas, ku vdiqën të paktën 19 nxënës dhe dy të rritur, ishte i 213-ti në SHBA për këtë vit, sipas një baze të dhënash të drejtuar nga “Gun Violence Archive (GVA)”, citon “CGTN”. Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm 10 ditë pas sulmit në Buffalo, Nju Jork, ku 10 persona u vranë në një supermarket.

Deri më 16 maj, rreth 7000 njerëz vdiqën nga vrasjet me armë ose të shtënat aksidentale në SHBA në vitin 2022, sipas të dhënave nga GVA, që e konsideron sulm masiv një ngjarje ku qëllohen katër ose më shumë persona, duke përjashtuar personin e armatosur.

Presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje në mbrëmjen e së mërkurës për tëëvepruar lidhur me kontrollin e armëve, por ndonjëë masëë konkrete mbi këtë çështje në Kongresin e ndarëthellësisht është shumë e vështirë qëtë miratohet.